Flash News

KRYESORE

Përkeqësohet gjendja shëndetësore, ish-presidenti Bush përfundon në spital

Përkeqësohet gjendja shëndetësore, ish-presidenti Bush

Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush, 93 vjeç është dërguar në spital në Maine, pas problemeve me tensionin e ulët të gjakut.

Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i familjes në rrjetin social Twitter.

“Bush, presidenti më i vjetër amerikan i gjallë, do të qëndrojë në spitalin e Southern Maine për disa ditë nën monitorimin e mjekëve”, shkruan zëdhënësi Jim McGrath, duke shtuar se Bush po rimerr veten.

Bush u shtrua në spital edhe muajin e kaluar në Teksas për trajtim pas një infeksioni që u përhap në gjakun e tij dhe ishte i detyruar të qëndrojë i monitoruar për dy javë.

Shëndeti i tij u përkeqësua një ditë pas funeralit të bashkëshortes së tij, Barbara, e cila ndërroi jetën më 17 prill. Çifti ishte i martuar për 73 vjet.

Bush është babai i ish-presidentit republikan Xhorxh W. Bush, i cili shërbeu dy mandate nga 2001 në 2009.

 

Të fundit