Flash News

KRYESORE

Përkeqësohet moti në Itali, 7 të vdekur dhe 1 i zhdukur

Italia është përfshirë gjatë natës dhe ditës së sotme nga një mot i keq dhe reshje të shumta shiu që kanë shkaktuar shembje dheu dhe përmbytjen e mjaft banesave e rrugëve në rajonin e Toskanës. Në qytetin e Livornos, nga agjensitë italiane të informacionit raportohet se kanë vdekur 7 persona midis tyre një 4- vjecar si dhe rezulton i zhdukur një person.

Viktimat banonin në katin nëndhe të një ndërtese dhe janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut.

Mot i keq është regjistruar dhe në qytetin e Pisas dhe në Liguria, gjithashtu situata vazhdon të jetë  mjaft serioze dhe në rajonin e  Lacios. Reshjet e mëdha të shiut kanë përmbytur gjatë këtyre orëve disa rrugë në territorin e  Romës e në provincën përreth.

Forcat e mbojtjes civile janë shpërndarë në të gjithë Italinë.

Të fundit