Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Italia është përfshirë gjatë natës dhe ditës së sotme nga një mot i keq dhe reshje të shumta shiu që kanë shkaktuar shembje dheu dhe përmbytjen e mjaft banesave e rrugëve në rajonin e Toskanës. Në qytetin e Livornos, nga agjensitë italiane të informacionit raportohet se kanë vdekur 7 persona midis tyre një 4- vjecar si dhe rezulton i zhdukur një person.
Viktimat banonin në katin nëndhe të një ndërtese dhe janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut.
Mot i keq është regjistruar dhe në qytetin e Pisas dhe në Liguria, gjithashtu situata vazhdon të jetë mjaft serioze dhe në rajonin e Lacios. Reshjet e mëdha të shiut kanë përmbytur gjatë këtyre orëve disa rrugë në territorin e Romës e në provincën përreth.
Forcat e mbojtjes civile janë shpërndarë në të gjithë Italinë.