Flash News

KRYESORE

Përkeqësohet sërish gjendja shëndetësore e  Boris Johnson, dërgohet në reanimacion

Përkeqësohet sërish gjendja shëndetësore e  Boris

Beteja e kryeministrit Boris Johnson me virusin ka tronditur qeverinë britanike ashtu si dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi gjatë 24 orëve të fundit, ndaj u transferua në një njësi të kujdesit intensiv, ku trajtohen rastet më të rënda reanimatore. Edhe pse ai kishte marrë oksigjen, zyra e tij tha të hënën se ai ishte ende i vetëdijshëm dhe ishte transferuar në kujdes intensiv në rast se duhej të vihej në aparatura që ndihmojnë në fryëmarrjen artificiale, shkruan Reuters.

"Kryeministri është në kujdesin intensiv, nën mbikqyrjen e ekipit të tij mjekësor në St Thomas", tha të martën Ministri i Zyrës së Kabinetit Michael Gove për radio LBC.

55-vjeçari Johnson është udhëheqësi i parë i një fuqie të madhe i shtruar në spital për koronavirusin e ri.

Sipas Reuters, Johnson i kishte kërkuar Ministrit të Jashtëm Dominic Raab të përfaqësojë qeverinë aty kur është e nevojshme, sqarojnë përfaqësues të selisë së qeverisë në Downing Street në Londër.

Raab hyri në Downing Street të martën për të kryesuar takimin e qeverisë për përgjigjen emergjente COVID-19.

Numri zyrtar i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht është 5.373, dhe javën e kaluar ministri i shëndetësisë tha se piku më vdekjeprurës ishte parashikuar të ishte e Diela e Pashkëve, 12 Prill.

Të fundit