Flash News

KRYESORE

Përkeqësohet situata e zjarreve në Mallakastër, përfshihen nga flakët disa banesa

Përkeqësohet situata e zjarreve në Mallakastër,

Situata e zjarreve që ka përfshirë vendin sa vjen edhe rëndohet pavarsisht masave të marra.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 19 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Dibër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, ndërsa në Mallakastër janë djegur tre banesa.

Në Mallakastër situata paraqitet e rënduar pasi raportohet se flakët kanë përfshirë banesa ndërkohë që ndërhyrja është tepër e vështirë për shkak të terrenit dhe erës e cila po favorizon flakët të përhapen me shpejtësi.

Sipas kreut të bashkisë Malakastër, Agron Kapllanaj dëmet janë të mëdha, pasi janë shkrumbuar të mbjellat, pemëtore e ullishte.

Kapllanaj deklaron se ka një të dyshuar për zjarrvënie i cili është shpallur në kërkim, por nuk dihet nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.

 

Të fundit