Flash News

KRYESORE

Përkeqësohet situata në Shkodër, gjëja e gjallë kërcënohet nga mungesa e ushqimit

Përkeqësohet situata në Shkodër, gjëja e gjallë

Situata në Shkodër vijon të jetë e rënduar sa i takon përmbytjeve. Sipas informacioneve të fundit nga bashkia,  banorët e Njësisë Administrative të Dajçit po kalojnë momente të vështira, pasi uji është në një nivel mbi 50 cm në hyrje të rrugës drejt Dajçit dhe mund të kalohet vetëm me mjete të larta.

Banorët kanë nisur të marrin masa për zhvendosjen e orendive shtëpiake dhe sidomos, gjësë së gjallë dhe asaj pak bazë ushqimore që mund të ketë mbetur.

Ndërsa, emergjente për banorët është baza ushqimore për gjënë e gjallë, e cila përveç se nga uji, kërcënohet edhe nga mungesa e ushqimit.

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/1426285207477342/

Të fundit