Flash News

KRYESORE

'Përplasje' Rama-Basha në Kongresin e Partisë Socialiste

'Përplasje' Rama-Basha në Kongresin e  Partisë

Ka përfunduar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste, në aktivitetin e së cilës i është rezervuar e gjithë vëmendje rolit të gruas në vendimmarrje.

Ajo që është për tu veçuar nga i gjithë ky aktivitet është ‘përplasja’ mes Kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, Linda Rama Basha, e cila mbajti një fjalë përshëndetëse në këtë Kongres kaq të rëndësishëm për socialistët.

Në fjalën e saj Linda Basha Rama e kritikoi Kryeministrin, bashkëshortin e saj, pasi sipas saj duhet bërë më shumë për shkollat dhe kopshtet, ashtu edhe për zonat të tjera që i shërbejnë fëmijëve. “I bukur është stadiumi i ri kombëtar, dhe të tjerat që me siguri janë më pak nga ata që i duhen Shqipërisë, por a ma thotë dot njeri, se Edi nuk më ka dhënë argument bindës, pse nuk kemi një sistem funksional për fëmijët në shkolla. Më në fund dëgjova që kopshti zoologjik do të të ndërtohet sipas standardeve, shpresoj që këtë herë të ndërtohet, por nuk kemi edhe në zona të tjera të vendit”, tha ajo.

Ndërkohë që menjëherë pas znj. Rama e mori fjalën Kryeministri Rama, i cili ishte i ‘lehtësuar’ nga fakti se Linda u tregua e butë me të.  “Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të gjithë këtyre shoqeve dhe jam shumë i qartë se sonte kusurin do e marr në Surrel, me pasion për gjithçka që nuk u tha këtu. Ju qeshni, por e vërteta është se po të mos e kisha në shtëpi çdo natë këtë opozitën që dëgjuat para meje në variantin më rozë se me atë opozitë që kemi në rrugë, do më dukej vetja më i madhi i krejt në botë, shyqyr Zahon e kemi si Gramozi, nuk ndërhyn në debatin tonë. Kur vijnë ata dy të mëdhenjtë them me vete ku je o Lul se vetëm ti ma bën jetën të lehtë”, tha Rama, i cili në vijim të fjalës së tij nuk i kurseu lavdet për gruan e tij.

Të fundit