Përleshje me armë zjarri mes dy familjeve shqiptare, humb jetën një person, 4 të tjerë plagosen rëndë

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e përplasjes me armë zjarri.

Sipas të dhënave të para, dy familje janë përplasur me armë zjarri në rrugën ‘Tode Mendoll’ në Kumanovë të Maqedonisë.

Në konflikt janë përfshirë familjet Latifi dhe Maksuti, ndërsa nga plagët ndërroi jetë V.Maksuti në spitalin e Shkupit.

Shkaqet për ngjarjen e mbrëmshme nuk janë bërë ende të qarta për mediat.