Flash News

KRYESORE

Përleshje mes të rinjëve në Shkodër, të plagosurit paraqiten në spital

Përleshje mes të rinjëve në Shkodër, të plagosurit

Një përleshje mes të rinjsh ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve të policisë dy të rinjtë janë paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në spitalin rajonal të Shkodrës me dëmtime të shumta në kokë dhe në trup. Është konstatuar që dëmtimet e marra nga dy të rinjtë janë kryer me mjetet të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarje, dhe lidhjes së dy të rinjve me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve nga Policia e Shkodrës, bëhet e ditur se, me datë 07.08.2017, rreth orës 04:00, në urgjencën e spitalit Shkodër, është paraqitur i plagosur me mjet prerës shtetasi E. E, 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që në orën 04:16, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në pjesën e kokës, me mjete të forta, shtetasi G. B, 19 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërsa materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të cilët këta shtetas do procedohen në gjëndje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Të fundit