Flash News

KRYESORE

Përlotet në studio deputetja demokrate, bashkëshorti: Sikur të kisha 1 orë për të jetuar do të dashuroja 100 fish

Përlotet në studio deputetja demokrate, bashkëshorti: Sikur

Deputetja demokrate Oriola Pampuri, e ftuar në emisionin “Rudina” ka folur për karrierën e saj dhe për mbështetjen më të madhe që merr nga bashkëshorti e dy djemtë e saj.

Por deputetja u përlot në studio kur bashkëshorti, mjeku Henrik Zotaj në një video disa minutëshe i shprehu dashurinë e pafund që ndjen. Ai i premtoi që do jetë gjithmonë mb♪shtetja më e madhe e Oriolës në rrugën e vështirë të politikës që ka nisur.

“Jam bashkëshorti më i lumtur në botë që kam një bashkëshorte si ty dhe kemi dy djem të shkëlqyer. I je futur një fushe që të merr shumë kohë dhe nuk ke shumë kohë të na përkushtohesh mua dhe djemve, por unë dhe djemtë do të vemë gjithçka në dispozicionin tënd që të jesh e suksesshme edhe në këtë fushë dhe detyrë të re që ke marrë përsipër. Ti ke përkthyer një libër të bukur “Një orë për të jetuar, një orë për të dashuruar”, dhe ajo që unë do të thoja që edhe sikur të kisha një orë për të jetuar do të dashuroja ty edhe 100 –fish. Të dua shumë.  Të duam shumë, unë dhe djemtë”, u shpreh bashkëshorti i deputetes.

Të fundit