Flash News

KRYESORE

Përlotet Xhensila: Do doja që edhe ju të bënit diçka, sado e vogël të jetë

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, i janë bashkuar nismës së “Fundjavë ndryshe”, duke i ardhur në ndihmë një familje të varfër që jetonte në kushte ekstreme në Kashar.

Çifti i ka ardhur në ndihmë familjes së varfër duke i dhuruar shumë ndihma dhe dhurata.

Xhensila duket se është prekur shumë nga kjo situatë, dhe nuk ka mundur ti përmbajë lotët, teksa ka mësuar se i zoti i shtëpisë është diagnostikuar me kancer.

Këngëtarja gjithashtu ka postuar disa foto në Instagram ku ju bën thirrje qytetarëve të japin një ndihmë sado të vogël për këto familje në nevojë, dhe jo të bëjnë “moralistët” për faktin që postojnë rastin e bamirësisë në rrjete sociale.

“Për të gjithë moralistët që rrinë pas cel-it apo pc, që edhe te lulja nuk shohin bukurinë por gjembat, prej tyre ne si çift nuk kemi publikur rastet tona pasi vërtet bamirësia është për sytë e zotit, por nëse nuk solidarizohesh edhe ti, nëse zemra jote nuk sheh pikëllim në sytë e familjeve të tilla, të paktën mos shkruani që e bëjne për tu dukur këta. Do doja shumë që edhe ju të bënit dicka. Sado e vogël të jetë ”, shkruan Xhensila.

Të fundit