Flash News

KRYESORE

Përmbajnë material kancerogjen, Franca ndalon implantet e gjirit

Përmbajnë material kancerogjen, Franca ndalon implantet e gjirit

Franca do të ndalojë një tip popullor implanti të gjoksit, i cili është i lidhur me një formë të rrallë kanceri.

Lajmin është bërë I ditur nga e përditshmja “Le Monde” dhe radioja publike franceze, që citojnë një letër të dërguar prodhuesve të këtyre implanteve nga autoritetet shëndetësore.

Agjencia Kombëtare e Mjekësisë dhe Produkteve Shëndetësore të Francës, i ka njoftuar më 2 prill prodhuesit mbi planet për të ndaluar prodhimin, shpërndarjen, import-eksportin, promovimin dhe mbajtjen e implanteve me veshje poliuretani.

Agjencia përmend një rrezik të rrallë, por serioz të paraqitur nga implantet e lidhura me limfomën anaplastike me qeliza të mëdha (BIA-ALCL), një formë e rrallë e sëmundjes së kancerit.

Ata e kanë ndjekur ecurinë e mbajtëseve të protezave të gjirit që nga viti 2011. Shumica e 500 mijë femrave me implante silikoni mendohet të kenë ato me sipërfaqe më të ashpër, pasojë e veshjes prej poliuretani që përdoret për të shmangur rrëshqitjen jashtë pozicionit.

Kujtojmë se Franca ishte në qendër të një skandali të madh në vitin 2010, kur rezultoi se krijuesi i një marke popullore implantesh i kishte mbushur me një xhel silikoni të lirë industrial, i cili ishte më i rrezikshëm për përdorueset sesa silikoni mjekësor.

Të fundit