Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përmbarimi shkon të sekuestrojë shtëpinë në Durrës, gjen armë drogë dhe veshje policie
Shërbimi përmbarimor në Durrës ka shkuar të sekuestrojë një banesë për llogari të një banke, pasi pronari rezultonte me kredi, por janë befasuar me atë që kanë gjetur.
Brenda shtëpisë, që ndodhet në zonën e ‘Shkëmbit të Kavajës’ në Durrës janë gjetur dy armë të përshtatura për snajper me silenciator, një pistoletë dhe një sasi të vogël kanabisi, e cila mendohet se ka qenë për përdorim vetjak.
Pasi kanë konstatuar armët dhe drogën, përmbarimi ka lajmëruar policinë e Durrësit e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë sekuestrimin e armëve të zjarrit. Nga verifikimet paraprake rezulton se pronari është emigrant në SHBA.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale XH.L. i moshës 56-vjeç.