Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Përmbysen katër kamionë për shkak të erës së fortë, policia merr masa dhe u bën apel shoferëve
Katër kamionë janë përmbysur ditën e sotme për shkak të erës së fuqishme, njofton policia.
Për këtë arsye uniformat blu i bëjnë apel shoferëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin me shpejtësi. Policia Rrugore do të pezullojë lëvizjen e kamionëve me mbulesë deri në një njoftim të dytë, për të evituar aksidentet rrugore.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore është angazhuar me shërbime të shtuara në aksin rrugor Lezhë - Mabe, pasi për shkak të motit të keq me erë të fuqishme gjatë ditës së sotme, edhe pas këshillimit të Policisë Rrugore për të qarkulluar me ngadalë, 4 kamionë të lartë janë përmbysur, fatmirësisht pa të lënduar.
Aktualisht në këtë aks rrugor intensiteti i shpejtësisë së erës është shumë i fuqishëm dhe për këtë arsye, Policia Rrugore do të pezullojë lëvizjen e kamionëve me mbulesë deri në një njoftim të dytë, për të evituar aksidentet rrugore.
Policia Rrugore apelon drejtuesit e të gjitha mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor dhe në aksin Tepelenë- Fier të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm, të kontaktojnë me punonjësit e Policisë Rrugore si dhe në numrin 112 për çdo problem që mund të kenë gjatë udhëtimit në këtë aks rrugor e më gjatë.