Flash News

KRYESORE

Përmbyset autobusi në Sofje, humbin jetën 6 persona

Përmbyset autobusi në Sofje, humbin jetën 6 persona

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur nga përmbytja e një autobusi në autostradën në afërsi të Sofjes. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria bullgare e Shëndetësisë. Në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.

Radioja kombëtare bullgare, BNR raporton se 19 persona të plagosur janë dërguan nëpër spitalet e Sofjes dhe se dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur 28 kilometra në lindje të Sofjes.

Autobusi u përmbys pas përplasjes me një makinë, bënë ët ditur Agjencia e lajmeve Reuters, duke ju referuar pronarit të autobusit.

Të fundit