Flash News

KRYESORE

Përmbyset kamioni në Poloni, çokollata bllokon autostradën 

Një kamion mallrash është përmbysur në një autostradë në Poloni, dhe si pasojë janë derdhur tonelata të tëra me çokollatë të lëngshme.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën A2 të qytetit të Sllupcës dhe çokollata ka mbuluar gjashtë korsi duke bllokuar trafikun në të dyja anët.

Në aksident mbeti i lënduar vetëm shoferi i kamionit, ndërkohë që forcat e shpëtimit kanë arritur në vendngjarje dhe e kanë pasur mjaft të vështirë pastrimin e autostradës.

Ata kanë deklaruar se çokollata e lëngshme ishte ngurtësuar dhe u janë dashur sasi të mëdha uji të nxehtë për të pastruar rrugën.

Ndërkohë shefi i brigadës së zjarrfikëseve të Sllupcës, Bogdan Koëalski, është shprehur se “çokollata e ftohtë është më e keqe se bora”.

Të fundit