Flash News

KRYESORE

Përmbyset makina në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

Një shqiptar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti me makinë në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Agazanna, ku sipas mediave italiane makina tip ‘Toyota Rav 4’ ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit.

Viktima është identifikuar si Klodian Murrizi 23 vjeç dhe jetonte në Gossolengo të Italisë. Veç shqiptarit, mësohet se në makinë ndodhej edhe një person tjetër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Të fundit