Përmbyset një autobus në Elbasan, dyshohet për disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan. Raportohet se autobusi i linjës Elbasan-Guri i Zi është përmbysur në afërsi të Labinot Fushë.

Paraprakisht dyshohet për disa persona të plagosur nga aksidenti.

Policia është sinjalizuar nga pasagjerët dhe disa ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.