Flash News

KRYESORE

Përmbyset varka në Durrës, dyshohet për një peshkatar të mbytur

Përmbyset varka në Durrës, dyshohet për një peshkatar

Një varkë peshkimi është përmbysur ditën e sotme pranë zonës së Currilave në Durrës. Mësohet se brenda mjetit lundrues ndodheshin dy peshkatarë.

Policia njofton se njëri prejpeshkatarëve është shpëtuar dhe po transportohet me urgjencë për në spital.

Ndërsa për peshkatarin tjetër dyshohet se është mbytur.

Aktualisht, vijojnë kërkimet me mjete lundruese si dhe janë nisur polumbarët e RENEA-s për gjetjen e 52-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:25, në lagjen nr.1, Durrës, dy shtetas ishin futur në det me një pedalon për peshkim, ku si pasojë e dallëgëve pedaloni është përmbysur.

Menjëherë pas njoftimit të marrë shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të DVP Durrës kanë dalë në det me mjet lundrues dhe në bashkëpunim me një prej familjarëve është bërë e mundur nxjerrja në breg e shtetasit I.B, rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa personi tjetër shtetasi A.M, rreth 52 vjeç, dyshohet se është mbytur.

Të fundit