Flash News

KRYESORE

Përmbysje nga Hoffenheim, Dortmundi bën gafë në transfertë

Përmbysje nga Hoffenheim, Dortmundi bën gafë në

Borussia Dortmund sot bëri një gjë që nuk i falet një skuadre e cila do titullin kampion në Bundesligë. Hoffenheim shtangu verdhezinjtë duke i mposhtur 2-1 me përmbysje rezultati.

Golin e parë të takimit e shënoi Borussia Dortmund me sulmuesin Mario Gotze. Kundërsulmi i miqve ishte fantastik dhe ish-kampioni i botës me Gjermaninë gjeti rrjetën, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi 0-1.

Loja kështu shkoi deri në minutën 79-të, kur historia ndryshoi krejtësisht. Adamyan shfrytëzoi një përgjumje të verdhezinjve, duke shënuar golin e barazimit. Ai u bë protagonist edhe në golin e fitores, teksa dha një krosim të përkryer për sulmuesin Kramaric, i cili shënoi me kokë dhe dërgoi skuadrën e tij në vendin e 6-të me 27 pikë.

Pas kësaj humbjeje, Borussia Dortmund e sheh veten në vendin e 4-t me 30 pikë.

Të fundit