“Përmbytet arkiva e Ministrisë së Kulturës, punonjësit thajnë dokumentet me tharëse flokësh dhe hekur rrobash”

Përmes një statusi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike një njoftim nga qytetari dixhital i cili denoncon se arkiva e Ministrisë së Kulturës është përmbytur që prej ditës së premte. Ndërkohë punonjësit po punojnë për të tharë dokumentet me tharëse flokësh dhe me hekur rrobash.

Statusi i plotë:

Ky eshte turp-shtet, narko-shtet!

Permbytet arkivi i Ministrise se Kultures.

Qytetari dixhital informon:

-eshte permbytur diten e premte arkivi i ministrise se kultures dhe punonjesit dhe ministria prej dy ditesh

-po thajne me tharese flokesh dhe hekur rrobash dokumentat

-Nuk i ka permbytur Vjosa apo Semani as dhe Osumi, por xhepi dhe zullumi! Turp-shtet, narko-shtet!

“Mirëmbrëma Doktor. Është permbytur Arkivi i Ministtise se Kultures që të premten.Te gjithë punonjësit e Ministrisë më në krye ministren kanë punuar me turne, të shtunë e të diel, me tharëse flokësh, hekur rrobash e mjete të tjera rrethanore për të tharë dokumentet.Dokumentet e përmbytura janë zhvendosur në sallë.Puna vazhdon dhe ju mbledhin celularët punonjësve dhe i mbikqyrin se mos e bëjnë publike. Me respekt”