Flash News

KRYESORE

Përmbytja e autostradës, Forcat e Armatosura në aksion për të larguar ujin

Përmbytja e autostradës, Forcat e Armatosura në aksion për

Situata e vështirë e krijuar nga reshjet e shumta të shiut ka bërë që në terren të përfshihen dhe Forcat e Armatosura, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.  Uji ka arritur deri në lartësinë 1 metër duke përmbytur një pjesë të konsiderueshme të autostradës Tiranë – Durrës. Për këtë arsye janë vënë  në dispozicion edhe 3 motorrpompa të komandës mbështetëse për largimin e ujit në afërsi të kthesës së Rinasit.

Në autostradë ndodhen forca të Policisë Rrugore  të cilat sinjalizojnë drejtuesit e automjeteve të kalojnë në rrugët dysore duke devijuar kështu lëvizjen pasi në të është i pamundur.

 

 

Të fundit