Flash News

KRYESORE

Përmbytje katastrofike në Afrikë, arrin në 400 numri i të vdekurve në Sierra Leone

Përmbytje katastrofike në Afrikë, arrin në 400 numri i

Më shumë se 400 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet katastrofike që goditën Sierra Leonen dhe 600 persona rezultojnë ende të zhdukur, deklaroi sot një zyrtar i lartë i Kryqit të Kuq.

“Sot, numërohen më shumë se 400 të vdekur”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, Elhadj As S.

Ai shtoi se Sierra Leone ishte përballur me një krizë që i tejkalon kapacitetet dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të japë ndihmën e tij.

Prekur nga kjo katastrofë, personat e zhvendosur në Freetown vazhdojnë të flenë jashtë sepse nuk ka mjaftueshëm strehim për të gjithë.

Ai shtoi se Kryqi i Kuq do të bënte thirrje për të mbledur fonde duke nënvizuar se do të duhet përpjekja e të gjithëve për t’iu përgjigjur krizës si pasojë e kësaj katastrofe.

 

 

 

Të fundit