Flash News

KRYESORE

Përmbytjet, Ministria e Brendshme jep të dhëna për situatën e rrugëve

Përmbytjet, Ministria e Brendshme jep të dhëna për

Ministria e Brendshme ka dhënë detaje sa i takon gjendjes së akseve rrugore në të gjithë vendin.

Ministria njofton se si pasojë e intesitetit ët lartë ët rreshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.

Aksi Fushë Krujë-Laç kalohet me vështirësi pasi përballë lokal 'Arberia' në Fushë-Krujë ka dalë uji në rrugë.

Rruga e Ndroqit që lidh Tiranën me Durresin është drejt bllokimit për shkak të ujit që po bllokon rrugën në disa pika.

Të dyja krahët e autostradës Tiranë-Durrës janë të pakalueshme.

Akset e tjera për momentin janë të kalueshme pa probleme.

Policia thotë se të gjitha repartet e FNSH, Tiranë, Shkodër e Fier janë angazhuar në mbështetje të Policive lokale.

Të fundit