Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Afganistan, raportohen të paktën 16 viktima

Përmbytjet në Afganistan, raportohen të paktën 16 viktima

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut në veri të Afganistanit, ndërkohë që qindra shtëpi janë rrënuar.

Sipas “Anadolu Agency”, tetë qarqe në kufi me Taxhikistanin kanë pësuar shkatërrime serioze gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut, të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.

Raporte të ngjashme vijnë edhe nga krahina fqinje Badakhshan, ku qendra për menaxhimin e katastrofave kreu vlerësim pas shirave të rrëmbyeshëm.

Gjithashtu bëhet me dije se situata është përkeqësuar nga fakti se është ndërprerë komunikimi kryesor që lidh qarqet e largëta me kryeqytetin e provincës Faiz Abad.

Të fundit