Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Anën e Malit, 700 hektarë nën ujë, banorët fajësojnë KESH-in

Përmbytjet në Anën e Malit, 700 hektarë nën ujë,

Në njësinë administrative të Anës së Malit, rreth 700 hektarë tokë ndodhen nën ujë si pasojë e përmbytjeve.

Më të goditur janë fshatrat Obot, Gorice dhe Muriqan, ku dëmet në kulturat bujqësore janë të konsiderueshme, ndërsa banesat nuk janë të rrezikuara.

Funksionarët e njësisë administrative i lidhin përmbytjet me shkarkimin e HEC-ëve  duke kërkuar të njoftohen paraprakisht.

Por KESH në një njoftim për mediat hodhi poshtë këtë pretendim duke deklaruar se përmbytjet janë pasojë e reshjeve të rëna.

Rruga drejt Obotit është e bllokuar për mjete te ulëta, ndërsa U vendos në dispozicion një mjet i lartë për kalimet, duke u mundësuar banorëve transportin drejt qytetit.

Të fundit