Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Durrës, dhjetëra shtëpi dhe rrugë nën “pushtetin” e ujit

Ndonëse reshjet e shiut janë ndërprerë, dhjetëra shtëpi, rrugë apo toka bujqësore vijojnë të jenë ende nën pushtetin e ujit. Që nga dita e djeshme, zona më problematike është Kodër-Currila, ku shumë banesa dhe rrugë në këtë zonë janë përmbytur dhe siç duket edhe nga këto foto të marra nga “News 24”, niveli i ujit ka arritur deri në 40 cm.

Dëmet deri tani janë të konsiderueshme për banorët, pasi uji ka depërtuar edhe në brendësi të shtëpive.

Po ashtu, edhe në infrastrukturë dëmet janë të mëdha, ndërsa banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të pushtetit vendor.

 

Lumi Ishëm del nga kontrolli

Edhe në disa zona të Fushë-Krujës ka patur probleme që prej ditës së djeshme. Lumi Ishëm doli dje nga shtrati dhe përmbyti tokat bujqësore, që shkojnë deri në 200 ha. 

Po ashtu, dëme pati edhe në fshatrat Bilaj, Murqinë Gjuricë etj.

 

Të fundit