Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Filipine, 85 të vdekur dhe mbi 20 të zhdukur

Përmbytjet në Filipine, 85 të vdekur dhe mbi 20 të zhdukur

Të paktën 85 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhduku, si pasojë e përmbytjeve të mëdha në ishujt Filipine.

Për shkak të reshjeve të dendura dhe rrëshqitjeve të vazhdueshme të dherave, ekipet e shpëtimit nuk kanë pasur mundësi të shkojnë më parë në vendet e përmbytura, megjithatë ata janë përpjekur të shpëtojnë disa prej të përmbyturve.

Pavarësisht se stuhia nuk kishte erëra të forta, ajo solli shira të furishëm që shkaktuan rrëshqitje dheu në disa zona të cilat më pas rezultuan vdekjeprurëse.

Nga stuhia janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe rreth 40 000 njerëz janë shpërngulur në të gjithë vendin.

Ishujt Filipinet, për shkak të pozicionit të tyre gjeografik, goditen shpesh nga stuhitë dhe cikolnet Tropikale.

Të fundit