Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Shkodër, kryebashkiakja paralajmëron padi penale në prokurori

Përmbytjet në Shkodër, kryebashkiakja paralajmëron padi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka inspektuar ditën e sotme të gjithë zonën e përmbytur në Obot të Njësisë Administrative Aana e Malit. E gjithë zona është mbuluar nga uji dhe e vetmja mënyrë për të lëvizur është përmes lundrimit me varka.

Ademi ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me banorë të Obotit, të cilët kërkojnë vëmendje nga strukturat qeveritare. Ata shprehen të shqetësuar nga heshtja e qeverisë ndaj kërkesës së bërë nga Bashkia e Shkodrës për shpalljen e gjendjes së emergjencës në zonat e përmbytura.

Kryetarja e Bashkisë i ka siguruar se do të vijojë të kërkojë, me të gjitha instrumentat e mundshëm ligjor e demokratikë, shpalljen e gjendjes së emergjencës. Kryebashkiakja ka paralajmëruar edhe padi në prokurori për shpërdorim detyre si për keqmanaxhim të kaskadës së Drinit por edhe për mosshpalljen e gjendjes së emergjencës nga strukturat përgjegjëse shtetërore.

Të fundit