Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Shkodër/ Rama nuk shpall emergjencën, Turqia dërgon 60 ton ushqime

Përmbytjet në Shkodër/ Rama nuk shpall emergjencën, Turqia

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama u takua me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, ku njoftoi për ndihmën e Turqisë për strategjinë kundër përmbytjeve, 60 ton ushqime pritet të dërgohen në Shkodër nga ky shtet.

Ambasada e Turqisë në vendin tonë ka njoftuar se ushqimet për 2500 persona dhe për bagtitë do të dorëzohen nesër ku i pranishëm do të jetë edhe ambasadori Ahmet Yoruk.

Pavarësisht ndihmës që vjen nga turqit, vetë kryeministri Rama nuk pranoi të shpallte gjendjen e emergjencave në Shkodër, pavarësisht se kjo u kërkua nga kryebashkiakja, opozita dhe kreu i Emergjencave.

Të fundit