Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Shkodër, Voltana Ademi kërkon mbledhjen e Komisionit të Emergjencave: Situata po rëndohet, 8 marsi parashikohet i vështirë

Përmbytjet në Shkodër, Voltana Ademi kërkon mbledhjen e

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet.

Ademi ka njoftuar se në Anën e Malit janë 900 Ha të përmbytura dhe uji në rrugë ka arritur në 30-50 cm. E njëjta situatë është edhe në njësinë Dajç, ndërkohë që mungon edhe energjia elektrike. Ajo theksoi se situata varet vetëm nga shkarkimet në kaskadën e Drinit dhe se në zonën e nën-Shkodrës paraqitet një rrezik edhe më  madh, sidomos në datën 8 mars.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lumenjtë Drin dhe Buna kanë patur rritje të niveleve dhe kjo situatë pritet të përkeqësohet me shkrirjen e borës dhe shtimin e rreshjeve.

Kryebashkiakja Ademi ka kërkuar nga prefekti që të mbledh menjëherë Komisionin e Emergjencave për të analizuar situatën e rëndë dhe  të mos mjaftohet me raportime fiktive. Ademi ka kërkuar shpalljen e emergjencave për bashkinë Shkodër në zonat ku ka përmbytje dhe konkretisht në Dajç dhe Anën e Malit.

Të fundit