Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Tiranë, reagojnë dy nga tre kryebashkiakët e kryeqyteti

Përmbytjet në Tiranë, reagojnë dy nga tre

Kanë mjaftuar pak minuta shiu dhe shumë prej rrugëve të Tiranës u përmbytën. Por jo vetëm, probleme pati edhe në sheshin ‘Skënderbej’ ndërsa era e fuqishme rrëzoi edhe disa pemë.

Për situatën reagoi kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj por edhe Briken Fejzullai të cilin pak kohë më parë Veliaj e cilësoi si kryebashkiakun e natës.

“Stuhia e rrëmbyeshme la pasoja në disa akse rrugore! ⛈ Skuadrat janë në terren për të bërë evadimet! Ju lutem kujdes në trafik deri sa të jenë pastruar të gjithë akset! Të gjitha pemët e dëmtuara do të rimbillen!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.

Por ndryshe nga Veliaj, kryebashkiaku i natës ka një tjetër qëndrim sa i takon përmbytjeve.

“Albeniëns du it betër!

Në gjithë botën; kur bie shi, hapin çadrat.

Në Shqipëri kur bie shi: përmbyten rrugët, bllokohet trafiku, ikin dritat, çahen tubat, hapen gropat, zhduket sinjali i tvsh-së, dalin alienët...”, shkruan Fejzullai në Facebook.

Ndërsa i treti, kryebashkiaku i biçikletave, nuk ka pasur një reagim sa i takon përmbytjeve të ndodhura në kryeqytet.

Të fundit