Flash News

KRYESORE

Përmbytjet, OSHEE: 16 fidera pa energji në gjithë Shqipërinë

Përmbytjet, OSHEE: 16 fidera pa energji në gjithë

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve masive,  u shkaktuan defekte në dhjetra fidera dhe shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike.

OSHEE njofton se falë punës intensive në terren nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është bërë e mundur të eleminohen pjesa më e madhe e defekteve në rrjetin elektrik shkaktuar nga reshjet e shiut duke rikthyer gjendjen drejt normalitetit.

Sipas të dhënave të orës 19:00, kanë mbetur vetëm 16 fidera pa energji në rang vendi. Defektet janë në fidera që furnizojnë me energji elektrike zona rurale dhe zona rurale te thella, ku linjat jane ajrore dhe nen goditjet e reshjeve te shirave cka sjell veshtiresi ne riparim.

Aktualisht punonjësit e kompanisë së OSHEE-së ndodhen në terren në gatishmëri të plotë për eleminimin e defekteve në disa prej fshatrave të Vlorës, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit.

Të gjithe fiderat që furnizojne me energji elektrike konsumatoret e rëndesisë së veçantë dhe hidrovoret vazhdojnë të jenë në punë.

 

Të fundit