Flash News

KRYESORE

Përmbytjet, Serbia dhe Mali i Zi ofrojnë ndihmë për Shqipërinë

Serbia dhe Mali i Zi janë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës së shkaktuara nga përmbytjet.

Mediat serbe shkruajnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka ofruar ndihmë kryeministrit të Shqipërisë, pas përmbytjeve. Në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se Vuçiç ka shprehur keqardhje për shkak të përmbytjeve dhe se Serbia është e gatshme t’i ofrojë ndihmë teknike Shqipërisë.

Edhe Mali i Zi ka shprehur keqardhje dhe gatishmëri për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës. “Qeveria e Malit të Zi do ndihmojë brenda mundësive Shqipërinë nga përmbytjet. Fatkeqësitë natyrore nuk zgjedhin vendin dhe kohën dhe ne do tregojmë solidaritet me fqinjët tanë”, ka thënë presidenti malazez Dushko Markovic.

Të fundit