Flash News

KRYESORE

Përmbytjet, situata në të gjithë vendin deri në orën 16:00

Përmbytjet, situata në të gjithë vendin deri në

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ka bërë të ditur situatën në të gjtihë vendin sa i takon përmbytjeve. Sipas Komitetit në Kryeministri situata e reshjeve vijon të jetë shumë e rënduar.

Situata deri në orën 16:00

Gjatë orëve të pas mesditës janë zhvilluar një mori operacionesh kërkim-shpëtimi kryesisht në Qarkun e Durrësit, Bashkia e Fushë Krujës. Në këto operacione janë angazhuar helikopterë të Forcave të Armatosura dhe mjete të tjera speciale. Ushtarakët e Forcave të Armatosura kanë plotësuar misione shumë të vështira gjatë këtij procesi.

Gjithashtu, kanë filluar operacionet e evakuimit edhe në Qarkun e Vlorës dhe atë të Beratit, ku ekziston rrezik i dukshëm për përmbytje të mëdha.

Ka pasur rëndim të gjendjes në Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Berat, Vlorë, Fier, Shijak, Fushë Krujë, Kavajë, etj.. Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në zonat më të rrezikuara, ndërkohë që janë shtuar edhe kapacitetet akomoduese në zonat e prekura.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave prekura të vijojnë bashkëpunimin me autoritetet dhe të ndjekin me shumë kujdes njoftimet në mediat elektronike dhe në rrugët e tjera të komunikimit.

 

Të fundit