Flash News

KRYESORE

Përmendi Çamërinë në Parlament, reagon ashpër deputeti i minoritetit grek: Distancohuni

Përmendi Çamërinë në Parlament, reagon ashpër

Gjatë seancës plenare që po zhvillohet në Parlament pati një debat mes deputetit të opozitës së re, Kostaq Papa, dhe deputetit Ligoraq Karamelo.

Papa kritikoi qeverinë për reformën territoriale, që sipas tij nuk ndihmon fshatrat shqiptarë brenda kufirit grek.

Deputeti e mori fjalën pas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila foli  në lidhje me masat që ka marrë ministria që ajo drejton pas tërmetit të disa ditëve më parë.

Papa gjeti rastin t’i kujtonte ministres Balluku tunelin e rrugës së Sarandës, që sipas tij duhet të bëhet pasi nga ai përfiton edhe Çamëria.

"Meqë para meje ishte ministrja e Infrastrukturës e këshilloj që të rishikojë edhe njëherë tunelin e rrugës së Sarandës, sikur edhe me vjedhje të jetë ai të bëhet, se ju keni për t'i vjedhur paratë, por të bëhet, se nga ai përfiton edhe Çamëria.

Ju shkatërruat Leskovikun. Si do të ndihmoni fshatrat shqiptare matanë kufirit, Konicës, Gramozit, Delvinaqit, çfarë do u thoni atyre, që do i ktheni në etni shqiptare sikur kanë qenë dhe janë prej shekujsh. Edhe marrëveshja që ofruat për detin ishte po aq tradhtare sa e para”, tha Kostaq Papa.

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Ligoraq Karamelos që mbron të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Ai reagoi ashpër duke kërkuar që gjuha e përdorur nga Papa të dënohej.

"Të distancohemi nga parafolësi nga përdorimi i disa shprehjeve që tingëllojnë anakronike. Si mund të flitet sot për fshatrat të aneksuara që i përkasin një shteti tjetër europian. Janë cështje të ndjeshme dhe sensitive, deputeti ka të drejtë të thojë ç’të dojë, por jo të acarojë situatën", tha Karamelo.

Të fundit