Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Luftëra, sanksione, superinflacion: Këto i kujtojnë shumë serbë kur bie fjala për periudhën kur president ishte Sllobodan Millosheviq. E megjithatë merr jetë një iniciativë për të ngritur një përmendore për autokratin.
„Nën hijen e blirit" prehet ai, ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Në vitin 2006 ai ndërroi jetë në një qeli të Tribunalit të Hagës, ku duhej të përgjigjej për krime të rënda dhe gjenocid në luftërat e Jugosllavisë në vitet 90-të. Varrimi në „shëtitoren e të nderuarve të kombit" në varrezat e Beogradit as nuk shtrohej për diskutim. Kështu arkivoli me kufomën e Millosheviçit u vendos në oborrin e shtëpisë së tij në qytetin e lindjes, Pozharevc, 80 kilometra nga Beogradi. Nën një bli, në një oborr të pasmë. Kritikët e tij thonë, ai nuk ka merituar një varr më të mirë.
Si kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, SPS, një parti pasuese e komunistëve, Millosheviqi drejtoi fatin e Jugosllavisë, që në fund përbëhej vetëm nga Serbia dhe Mali i Zi. Deri më sot vitet 90-të në Serbi janë një nocion që përmbledh luftëra, flukse refugjatësh, likuidim të kundërshtarëve politikë e gazetarëve, sanksione, superinflacion dhe varfëri. Ato morën fund në tetor të vitit 2000, kur Millosheviqi u detyrua pas protestave masive të pranonte humbjen në zgjedhje kundër opozitës demokratike. Çfarë duhet të ketë ndodhur pas kësaj në Serbi, që sot vitet 90-të romantizohen dhe ideja për të ngritur në Beograd një përmendore për Millosheviqin si dhe t'i jepet emri i tij një rruge kanë gjetur mjaft përkrahës, madje edhe njerëz të njohur?
"Luftëtar për serbizmin"
"Millosheviq ka qenë hero i kohës së tij, ai e mbrojti vendin, kur ranë bombat e NATO-s", thotë Jovana Dimitrijeviq duke kujtuar bombardimet e vitit 1999 me qindra viktima në Serbi. E reja drejton shoqatën e qarkut të partisë bashkëqeverisëse, SPS në Pozharevc dhe ka nënshkruar iniciativën për ngritjen e përmendores së Millosheviqit. „Ajo është detyrim moral i qytetarëve kundrejt këtij njeriu të pafajshëm, luftëtarit të serbizmit."
Kërkesa i është drejtuar bashkisë së Beogradit dhe presidentit Vuçiç që e kontrollon me dorë të fortë Serbinë, mediat dhe drejtësinë, por që jashtë vendit paraqet europianin e bindur. Në vitet 90-të Aleksander Vuçiq ishte një skifter nacionalist, ministër i Informacionit nën Millosheviqin. Partnerët e koalicionit të qeverisë serbe janë socialistët, që angazhohen për një përmendore për Millosheviqin.
„Çdo përmendore është ndërhyrje në hapësirën publike dhe rrëfen se kush qeveris për momentin", thotë Eric Gordy nga University College në Londër në bisedë me DW. Momenti i zgjedhur tani tregon, se shumë njerëz në Serbi janë të zhgënjyer nga problemet e tranzicionit politik.
Një vend në krizë të vazhdueshme
Arsye për këtë ka. Papunësia në vend arrin rreth 30%. Katër të pestat e të punësuarve fitojnë më pak se 400 euro në muaj. Pas rënies së Millosheviçit pritshmëritë ishin shumë më të larta. „Shoqërinë demokratike, progresin ekonomik, integrimin në BE njerëzit nuk e morën. Prandaj në vitet e fundit po bëhet më e dukshme nostalgjia për Millosheviqin", shpjegon Gordy.
Në këtë kontekst nuk të habit që pati premierë „Shou i Sllobodanit", një muzikal me figurën e Millosheviçit si protagonist kryesor. Para tre vitesh gruaja e autokratit, Mirjana Markoviç botoi një libër me titullin „Ka qenë kështu". Një libër plot me „fakte alternative", por që në Serbi pati sukses. Në vitin 2003 Markoviq gjeti strehë në Rusi, sepse në Beograd kërcënohej nga procesi gjyqësor nën akuzën e vrasjes së kundërshtarit politik. Ky zhvillim nxitet edhe nga qeveritarët dhe mediat bulevardeske.
Jo përballje e vërtetë me të shkuarën
Bojan Gjuriq, kryeredaktor i portalit liberal, "Novi pogledi" është i bindur, se nuk do të vijë puna deri tek ngritja e një përmendoreje për Millosheviçin. „Për një pjesë të popullsisë dhe elitën politike Millosheviçi është një paralajmërim. Kështu marrin fund ata që nuk dinë se, kur vjen momenti për të ndalur. Politika e tij nuk mund të rehabilitohet, sepse Serbia sot është një tjetër vend, bota është tjetër."Në Serbi nuk ka pasur ndonjë përballje serioze me krimet dhe traumën e viteve 90-të. Tribunali i Hagës që përfundoi punën në vitin 2017 u pa si një e keqe që duhej pranuar. Ish-të burgosurit e Hagës po ritkthehen në jetën publike.
Lidhur me përmendoren e Millosheviqit mbetet ta thotë fjalën presidenti Vuçiq. Ai nuk është prononcuar deri më tani, por pritet që ai ta lërë të zbehet iniciativa. Në fund të fundit presideti serb tani po përpiqet kaq shumë që të hapë rrugën e Serbisë në BE, përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Por nëse një ditë do ngrihej një përmendore për Millosheviqin, atëherë komuniteti serb i Twitterit ka shumë ide: Mund të jetë një mal me kafka për shembull apo një banknotë 500 miliardë dinarëshe, që kujton superinflacionin. Një person shkruan në Twitter: „Një banjo publike duhet gjithmonë."/DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
