Përmes komentit të Tunës kuptojmë se s`ka më mëri mes saj dhe Dafinës

Janë ndër dy këngëtaret më të suksesshme të showbiz-it shqiptar dhe kanë pasur dhe bashkëpunime të suksesshme bashkë. Mirëpo, pas hitit të famshëm “Vibe” në 2010-ën mes Tunës, Dafinës dhe 2PO2,  ndodhi një krisje mes dy këngëtareve.

Kjo erdhi si pasojë e deklaratave të Dafinës se përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra. Megjithatë, në 2018 duket se dy artistet bënë paqe, pasi postuan një foto me njëra-tjetrën në SHBA.

E ndërsa Dafina para disa javësh, e ftuar në NIN në Klan Kosova tha se marrëdhënia mes të dyjave është shumë e mirë dhe la të kuptohet se të dyja i kanë kërkuar ndjesë njëra-tjetrës!

Po ashtu, Tuna ka publikuar në profilin e saj këngën e re të Dafinës dhe shkruan:

“Pussy power”