Përmeti-Ruçit: Lejo diskutimet normale në Kuvend!; kryeparlamentari: Je gabim

Deputeti Andi Përmeti nga seanca plenare që po zhvillohet sot në Kuvend ju ankua kryeparlamentarit Ruçi se nevojitet më tepër kohë dhe diskutim për ligjet në kuvend, pasi situata e fatkeqësisë natyrore përfundoi.

“Mendoj se nevoja për diskutim të ligjeve është me rëndësi.Ju sillni në seancë rreth 15 ligje, me një llogari të thjeshtë i bie shumë ligje. Kjo është tallje me shqiptarët. Nënkuptoj edhe mbledhjet që bëni por futemi në një sallë pa ajër të kondicionuar.

Më sillni një mjek që thotë nëse rrini 4 orë nuk sëmureni, e nësë rrini 6 sëmureni.

Mendoj se nevoja për diskutim të ligjeve është me rëndësi. Ju kërkoj ju të riktheni diskutimin në këtë sallë. Gjejndjen e pandemisë nuk ka zot ta parashikojë sa zgjat”, tha Përmeti.

Kryeparlamentari Ruçi ju përgjigj: E ke gabim retorikën, të respektoj se je pjesëtar i sallës por më shumë respetoj fjalën ekspertëve.”