Flash News

KRYESORE

Përndiqte këmba-këmbës të renë, arrestohet 46-vjeçari nga Fieri

Përndiqte këmba-këmbës të renë, arrestohet

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 28-vjeçare. Ka qenë pikërisht e reja ajo që ka denoncuar rastin në polici, pasi situata ishte kthyer në një makth për të. Më pas blutë e Fierit kanë ndërhyrë duke vënë në pranga agresorin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. D., 46 vjeç, banues në Metaj, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 28-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja””, shkruhet në njoftimin e policisë.

Të fundit