Flash News

KRYESORE

Përparim Kabo: Rama, Basha, Meta? Janë të dështuar... Veçon vetëm një deputete të PD-së

Përparim Kabo: Rama, Basha, Meta? Janë të dështuar...

Përparim Kabo i konsideron të pabesueshëm dhe të dështuar kryeministrin Edi Rama, kryeopozitarin Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta. Në intervistën për ‘Studio e Hapur’, profesor Kabo theksoi se të gjithë këta politikanë janë provuar disa herë në pushtet dhe kanë dështuar.

“Janë të pabesueshëm (Rama, Basha, Meta), janë përvuar të gjithë në pushtet dhe kanë dështuar. Pse nuk e kthyen pronën te pronari? Pse nuk flasin për klasën e mesme?”,- u shpreh profesori.

I pyetur nëse beson te brezi i ri i politikanëve, Kabo tha: “Fatkeqësisht jo. Brezi i ri është më keq se ai vjetri, pasi nuk vijnë me mentalitet të ri.”

Megjithatë, profesori veçoi deputeten e re të PD-së, Rudina Hajdari, për një fjalë të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë ku kërkoi respektimin e Kushtetutës.

“Vlerësoj ekuilibrin te fjala e Rudina Hajdarit. Tha, unë jam vajza e Azem Hajdarit, të respektojmë ligjin dhe kushtetutën dhe të ecim përpara. Pastaj ishte një tjetër, deputet i ri, që i tha kryeministrit jep dorëheqjen ti se ta rregulloj unë te presidenti që të mos pësosh gjë. A është normale kjo për një deputet 25-30 vjeçar?”,- tha Kabo.

Përparim Kabo flet për herë të parë pas ‘videos së vetting-ut’: Në Shqipëri po ndodh ajo që shqiptarët kanë vite që e presin

Të fundit