Flash News

KRYESORE

Përparim Spahiu: Rilindja shndërroi Bulqizën në formatin e qyteteve gjobvënës e me banditë

Përparim Spahiu: Rilindja shndërroi Bulqizën në formatin e

Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar pas ngjarjes së fundit të ndodhur në Bulqizë ku ku tre persona vodhën me dhunë në banesën  e shtetasit A.M.

Në një reagim në Facebook, Spahiu shkruan se  Rilindja ja arriti që dhe Bulqizën ta kthejë në formatin e qyteteve ku kriminelë, gjobvënës, banditë që masakrojnë biznese e pronarë biznesesh, të veprojnë pa ju hyrë gjëmb në këmbë.

Reagimi i Përparim Spahiut:

Bulqiza, dhe në vitin e errët të 1997-s, kur të i gjithë ju turrën reparteve ushrarake, vazhdonte punën në minierë. Njihet si qytet mjaft i qetë dhe rrallë herë ndodhnin ngjarje të rënda.

Sot, Rilindja ja arriti që dhe Bulqizën ta kthejë në formatin e qyteteve ku kriminelë, gjobvënës, banditë që masakrojnë biznese e pronarë biznesesh, të veprojnë pa ju hyrë gjëmb në këmbë.

Dënoj me forcë ngjarjen e fundit të grabitjes dhe dhunimit të një familje në Bulqizë.

Të fundit