Flash News

KRYESORE

Përpjekja për të ulur në dialog Ramën dhe Bashën, Meta tregon dy pengesat: Ishin të papranueshme për mua

Përpjekja për të ulur në dialog Ramën dhe Bashën,

Presidenti Ilir Meta ka nisur t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor.

Teksa arsyeton vendimin për anulimin e 30 qershorit, Meta u ndal edhe te përpjekja për të ulur në dialog palët dhe për zgjidhjen e krizës politike.

I pyetur nga deputetja e PS, Klotilda Bushka nëse kishte bërë përpjekje për dialog për zgjedhje gjithëpërfshirëse, presidenti Meta tha se ndërhyrjet e tij kanë qenë të vazhdueshme.

Sipas Metës, ka patur dy pengesa që kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha të mos ulen në dialog para 30 qershorit.

“Kisha dy pengesa: e para ishte kokëfortësia e kryeministrit për të mos diskutuar mundësinë e shtyrjes së 30 qershorit dhe kokëfortësinë e kreut të PD  për të mos u ulur në një tryezë me zotin Rama. Të dyja rastet ishin të papranueshme për mua, se në rast se opozita e larguar nga Kuvendi nuk di t’i ofrohej një mundësi në zgjedhje vendore, për cfarë do ulej në dialog.  Ashtu sikurse ishte i papranueshme kushti i Bashës që nuk pranonte të ulej me Ramën. Përpjekjet e mia ishin sistematike”, tha Meta.

Të fundit