Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Përpjekja për të ulur në dialog Ramën dhe Bashën, Meta tregon dy pengesat: Ishin të papranueshme për mua
Presidenti Ilir Meta ka nisur t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor.
Teksa arsyeton vendimin për anulimin e 30 qershorit, Meta u ndal edhe te përpjekja për të ulur në dialog palët dhe për zgjidhjen e krizës politike.
I pyetur nga deputetja e PS, Klotilda Bushka nëse kishte bërë përpjekje për dialog për zgjedhje gjithëpërfshirëse, presidenti Meta tha se ndërhyrjet e tij kanë qenë të vazhdueshme.
Sipas Metës, ka patur dy pengesa që kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha të mos ulen në dialog para 30 qershorit.
“Kisha dy pengesa: e para ishte kokëfortësia e kryeministrit për të mos diskutuar mundësinë e shtyrjes së 30 qershorit dhe kokëfortësinë e kreut të PD për të mos u ulur në një tryezë me zotin Rama. Të dyja rastet ishin të papranueshme për mua, se në rast se opozita e larguar nga Kuvendi nuk di t’i ofrohej një mundësi në zgjedhje vendore, për cfarë do ulej në dialog. Ashtu sikurse ishte i papranueshme kushti i Bashës që nuk pranonte të ulej me Ramën. Përpjekjet e mia ishin sistematike”, tha Meta.