Flash News

KRYESORE

Përpjekje për të rënë nga pesha, ushqimet vegjetariane që duhet të konsumoni

Përpjekje për të rënë nga pesha, ushqimet vegjetariane

Përpjekja për të humbur peshë është shumë e vështirë, sidomos me kaq shumë informacione dhe teori që kanë bombarduar tregun.

Ju mund të humbisni peshë, vetëm duke ngrënë disa ushqime dhe vakte vegjetariane.

Këto janë disa nga ushqimet vegjetariane të cilat do t'ju ndihmojnë të humbisni peshë:

Kuinoa

Ngrënia e kuinoas, ose një sallate me kunoa në fillim të javës, është gjëja më e mirë që mund të bëni për të humbur peshë. Për ta bërë sa më të shijshme sallatën tuaj me kuinoa, shtoni pak avokado, perime dhe erëza të tjera.

Supa

Supa me lulelakër dhe patate është e duhura për të humbur peshë. Lulelakra është një nga perimet më të mira, që ju ndihmon të humbisni peshë. Bëni një sup me patate dhe lulelakër, shtoni edhe qumësht kokosi për shije.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë një ushqim i mirë për t’u dobësuar. Zakonisht rekomandohen të hahen të pjekura.

Sallatë vegjetariane

Këtë sallatë mund ta përgatisni me panxhar, marule dhe asparag. Nëse ju merr kohë për ta bërë në formë roleje, mund ta hani edhe në pjatë.

Mund të përgatisni edhe një tip sallate me oriz kaf, me ca fasule të bardha, mund t’’i shtoni edhe perime të tjera, sipas dëshirës. Më pas përbërjen futeni në një panine.

Qofte panxhari

Qofte panxhari, është një ushqim vegan shumë i mirë, me gluten të ulët dhe me shumë sojë.  Panxharin përziejeni me thjerrëzat dhe me këtë përbërje formoni një top të vogël rrumbullak, ose disa. Skuqeni me pak vaj. Ka proteina, është e ulët në kalori.

Makarona me brokoli

Makarona me brokoli është ideja më e mirë, nëse doni të dobësoheni. Mund ta kombinoni edhe me ndonjë salcë tjetër.

Të fundit