Flash News

KRYESORE

"Përpjekjet e mia për konsensus mbi reformat u minuan", Meta: Secili të marrë përsipër barrën e përgjegjësive të veta

"Përpjekjet e mia për konsensus mbi reformat u minuan",

“Secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve evropianë”, kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale për qytetarët dhe politikën.

Ndërsa thekson se përpjekjet e tij të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin, dhe miratimin me konsensus të reformave, për fat të keq u minuan, Meta deklaron se tashmë është koha që ai “ t’i përkushtohet më shumë Shqipërisë dhe njerzëve të thjeshtë”.

"Përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.

Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë.

Unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë", shkruan Presidenti Meta.

Të fundit