Flash News

KRYESORE

Përplas me makinë 40-vjeçarin, autori largohet nga vendngjarja

Përplas me makinë 40-vjeçarin, autori largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në  aksin Seman-Topojë gjatë pasdites ku për pasojë është plagosur rëndë një 40-vjeçar.

Burime të policisë bëjnë me dije se 40-vjeçari, Pirro Hena kishte ndaluar në rrugë pranë një zetori me shalqinj.

Menjëherë pas ngjarjes Hena është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për trajtim mjekësor.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes, duke e lënë të plagosurin në rrugë.

 

Të fundit