Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Disa çaste më parë tek Pallati i Sportit Asllan Rusi në kryeqytet ka ndodhur një aksident automobilistik. Sipas dëshmitarëve autobuzi i linjës së Yzberishtit është përplasur me atë të Tiranës së Re. Shkak i përplasjes është bërë një automjet tip “Fuoristradë” ë cila i preu rrugën shoferit të autobusit të Tiranës së Re dhe pasi frenoi goditi autobusin e linjës së Yzberishtit i cili ndodhej pas tij dhe po udhëtonte me shpejtësi. Nga raportimet bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur lehtë 3 persona që udhëtonin në autobusin e Unazës së Re. Pasqyra e përparme e autobusit të Yzberishtit hyri në pjesën e pasme të autobusit të Unazës së re duke goditur pas koke një zonjë rreth 50 vjeç, e cila mbeti e gjakosur në kokë dhe krahë. Dëshmitarët thonë që të plagosurit u larguan vetë për në spital. Ndërkohë që ambulanca dhe policia u gjetën në vendngjarje 10 minuta pas aksidentit.