Flash News

KRYESORE

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, aksidentohet kalimtarja

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, aksidentohet kalimtarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan Peqin ku ka mbetur e plagosur një shtetase.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një i tipit “Coitroen” me targa AA 805 CC e drejtuar nga shtetasi R.R 68 vjeç dhe automjeti i tipit “Opel” me targa AA 815 HO i cili drejtohej nga shtetasi Z.K 48 vjeç. Si pasoj e devijimit të mjetit, “Opel” ka përplasur shtetasen M.XH 39 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.12.2017 në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë mjeti tip “Citroen” veturë me targa AA 805 CC drejtuar nga shtetasi R.R., 69 vjeç banues në Kavajë është përplasur me mjetin tip “Opel” me targa AA 815 HO drejtuar nga shtetasi Z.K., 48 vjeç banues në fshatin Shezë Peqin. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale të mjeteve.

Mjeti “Opel” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.Xh., 39 vjeçe banuese në fshatin Broshkë, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit