Flash News

KRYESORE

Përplasen dy makina në Shkodër, humb jetën një pasagjere

Përplasen dy makina në Shkodër, humb jetën një

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një e moshuar ka humbur jetën pas përplasjes të dy automjeteve.

Policia njofton se  aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në Kryebushat ku një makine e tipit Benz me drejtues 50-vjeçarin me iniciale P.K është përplasur me një tjetër makinë të tipin Benz me drejtues 67-vjeçarin Y.B.

Si pasojë ka ndërruar jetë bashkëshortja e 67-vjeçarit, e  cila ishte pasagjere në momentin e aksidentit. Ndërsa 67-vjeçari, ka mbetur i dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.06.2019, ora 19:05, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Kryebushat, mjeti tip Benz, me targë AA208BY, me drejtues shtetasin P. K. 50 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz, me targë AA387KJ, me drejtues shtetasin Y. B. 67 vjeç, banues në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur  i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe pasagjerja bashkëshortja e tij N. B. 74 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

 

Të fundit